”Hakmarrja për drejtësi”, akuza bën rekursin, kërkon dënimin e 10 të pandehurve

460
Dërgohet rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që shpalli të pafajshëm të gjithë anëtarët e organizatës kriminale “Hakmarrja për drejtësi”.

Rekursi i këtij vendimi është bërë nga prokuroria e Apelit, e cila kërkon nga gjykata e Lartë, të prishë vendimin e shkallës së dytë si të pabazuar në ligj, dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, për Krime të Rënda, që dënonte me burgime të përjetshme disa prej drejtuesve të kësaj organizate.

Sipas prokurorisë, gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ka bërë një analizim të shtrembëruar të fakteve objekt gjykimi, duke zhveshur nga akuzat të gjithë anëtarët e kësaj organizate.

Vendimi i Apelit për këtë grup ende nuk është zbardhur, por prokuroria ka përpiluar rekursin, me argumentat e saj, duke synuar dënimin e 10 të pandehurve.
Sigal