Hakmarrja cinike ndaj sanitares invalide

534
Nga Ilir Vata

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk pranon asnjë kritikë nga opozita dhe qytetarët, madje dhe brenda familjes së tij politike, por një e vërtetë flet hapur nga qyteti verior i Burrelit, ku me urdhër të Beqajt është pushuar nga puna një sanitare me 26 vjet punë, por mbi të gjitha me deformim në shtyllën kurrizore (invalide e grupit të katërt). Për këtë rast dy muaj më parë është njoftuar Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj zyrtarisht nga persona zyrtarë dhe përgjegjës, por ka heshtur sepse vendin e L. L. e ka zënë një punonjëse e re me një vit punë, që gëzon shëndet të plotë dhe e aftë për punë, ndërsa e pushuara është një qytetare që e njeh i gjithë qyteti i Burreli për probleme të thella shëndetësore, madje të dukshme. 
Me statusin e invalidit për 26 vjet

Zonja e pushuar nga puna tashmë mban ligjërisht statusin e invalidit të grupit të katër dhe punoi plot 26 vjet pa e treguar sëmundje, por kur Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj e pushoi nga puna, u detyrua që ta ligjëronte në mënyrë zyrtare sëmundjen e saj. Një zonjë që fshehu sëmundjen me kurajo dhe moral, u detyrua të zhvishet e të thotë të vërtetën, të dalë përtej sedrës, mendësisë së qyteti dhe të flasë hapur për sëmundjen që e mbajti te fshehur, pas padrejtësisë unikale të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ajo mori rrugën dhe iu nënshtrua ekipit mjekësor ku vërtetoj invaliditetin zyrtarisht, themeloi padinë dhe sot zonja nga Burreli e njohur botërisht për invaliditetin e saj do të përballet me pa mëshirësinë e ministrit Beqaj që nuk kursen as këtë kategori, madje indiferenca e tij e ka bërë pazar vendin e punës së një invalideje me një përfaqësues politik si A. Hysa, që njihet nga të gjithë për pazare. 

Denoncimi i opozitës

Opozita ka denoncuar në vazhdimësi raste të tilla të pushimit nga puna dhe ajo mbanë përgjegjësi për ato që thotë, por rasti i sanitares në qytetin e Burrelit është aq unikal dhe prekës, madje krejt i vërtet sa Beqaj duhet të kërkojë falje publike, madje në përputhje me ligjin për këtë kategori që detyrohet të punojë për 5 orë në ditë, ajo ka punuar 26 vite me nga tetë orë në ditë. Ministri Beqaj duhet t’i paguaj tre orë në ditë herë 26 vjet punë invalides, madje në respekt të ligjit duhet ta kthej në punë, por mbi të gjitha duhet të pranojë akuzën e opozitës se ai heq nga puna edhe invalid dhe në statusin e tij e mohon. Beqaj bëri një poshtërim gjinor ndaj grave, shkeli ligjin për invalidët e grupit të katër dhe tashmë nuk pranon as pendesën, ku në emër të reformës ai po thellon diskriminimin ndaj grave dhe invalidëve të mbrojtur me ligj. Po të ishte sanitarja e gjinisë së tij çfarë do thoshte Beqaj, apo fundja nuk është dhe e diskriminon.
Shkollim më i mirë për 400 fëmijë me aftësi të kufizuar
Mbi 400 fëmijë me aftësi të kufizuara morën shkollim më të mirë falë një projekti të financuar nga Bashkimi Europian, i cili filloi në maj 2014. Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e hotel Tirana International, një pjesë e prindërve bashkë me zv/ministren e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, përfaqësuesin e BE-së, Alessandro Angius, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, World Vision, MEDPAK dhe Partnerë për Fëmijët ndanë shifra dhe histori jete. Përfaqësuesi i BE-së, Alessandro Angius theksoi sa e rëndësishme është përmirësimi i jetës së fëmijëve në Shqipëri, në mënyrë që vendi të shpejtojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Po ashtu, drejtori operacional i World Vision, Philip Harris tha se dy vjet më parë, planifikuam të ndihmonim të paktën 200 fëmijë me aftësi të kufizuar në Elbasan dhe në Dibër dhe tani që po flasim numri i tyre është dyfishuar”. Nga ana e tyre, prindërit morën njohuri mbi të drejtat ligjore të posaçme për arsim të të vegjëlve të tyre, rëndësinë e shkollimit dhe këshilla të thjeshta sesi mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre të arsimohen më mirë. Emanueli është një nga 400 fëmijët me aftësi të kufizuara që morën arsimim më të mirë ngaqë shkolla e tyre u bë pjesë e projektit “Forcimi i kapacitetit të shoqërisë civile për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri”. Emanueli, një fëmijë me aftësi të kufizuara nga një fshat i Elbasanit, tashmë ka një mësuese ndihmëse në shkollën e tij. Ajo punon posaçërisht me 8-vjeçarin, me një plan edukimi të përshtatur sipas nevojave të tij të veçanta: i vogli nuk mund të flasë. Pas thuajse dy vitesh punë, përmirësimet janë të dukshme; Emanueli vjen me shumë dëshirë në shkollë, dijet e tij janë zgjeruar dhe shokët e klasës e përfshijnë në të gjitha lojërat e tyre. Kjo përfshirje e vërtetë e djalit, ka ndikuar edhe nënën e tij, Liljanën, e cila përpiqet që të japë më të mirën e saj në një shkollë që i ka hapur dyert me të vërtetë për të birin. Liljana është tashmë kryetare e bordit të prindërve. Ky projekt u financua nga Bashkimi Europian, pjesë e programit Instrumenti Europian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR), zbatuar nga organizatat World Vision, MEDPAK dhe Partnerë për Fëmijët. Pjesë e projektit ishte edhe puna e madhe me prindërit dhe gjithë familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Për këtë, projekti shkoi përtej Elbasanit dhe Dibrës, në shumë zona të tjera. Nga Tropoja në Vlorë, nga Korça në Shkodër. Organizatat punuan ngushtë me prindërit, mësuesit dhe komisionet shumëdisiplinare, për një sistem shkollimi gjithëpërfshirës.
Sigal