Haki Çako: Shërbim të përforcuar për festat e fundvitit, kontroll në çdo instuticion

454
Sigal

Policia ka kaluar në shërbim të përforcuar për të garantuar
mbarëvajtjen e festimeve për festat e fundvitit. Drejtori i Policisë së
Shtetit, Haki Çako, tha për mediat se “kemi shtuar kontrollet, policia është në
shërbim të përforcuar. Masat kanë për qëllim ndalimin e incidenteve dhe
aksidenteve”. Çako informoi gjithashtu se uniformat blu kanë shtuar kontrollet
në disa institucione shtetërore të rëndësisë së veçantë. “Kemi një listë
personash që mbahen nën vëzhgim” shtoi Çako.