Hajduti nga Lushnja shkon dy herë për të vjedhur në njëjtën shtëpi, kapet mat dhe dhunohet për 5 orë

621
Policia e Lushnjes bën me dije se rreth orës 18:20, Shkëlqim Çollaku, në fshatin Konjat, ka vjedhur një motoçikletë të markës “Piaggio”, pa targa, në pronësi të Nertil Hajdari, dhe e ka çuar për ta fshehur në banesën e vëllait të tij Lulëzim Çollakut, të cilin e ka vënë në dijeni për faktin se motorin e kishte vjedhur.
Më pas, Shkëlqim Çollaku është kthyer në banesën e Nertil Hajdari për të vjedhur sende të tjera por është kapur nga Nertil Hajdari, i cili e ka mbajtur dhe dhunuar fizikisht Shkëlqim Çollaku në banesën e tij për rreth 5 orë dhe më pas e ka lënë të lirë.
Nertil Hajdari këtë ngjarje nuk e ka njoftuar në organet e rendit dhe pasi e ka lënë të lirë Shkëlqim Çollaku, ka mbajtur motoçikletën e markës “ ICO“, me targa AP072 në pronësi të vëllait të tij, Lulëzim Çollaku, duke kryer vetëgjyqësi.
Për këtë arsye, policia e Lushnjes sqaron se ka vënë në pranga të tre personat e mësipërm, ku për “Vjedhje” është arrestuar Shkëlqim Çollaku, për “Përvetësimi i sendeve të vjedhura” Lulëzim Çollaku, si dhe për “Vetëgjyqësi” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” Nertil Hajdari.
Sigal