Hajdut me pistoletë lodër

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit, pasi akuzohet për vjedhje.
Burri me inicialet H.B ka terrorizuar rojen e një parkingu duke përdorur një pistoletë për të cilën roja nuk kishte dijeni që ishte lodër. 

Kështu, nën kërcënimin e armës 32-vjeçari I ka vjedhur rojës një shumë lekësh dhe eurosh. 

Roja është 64 vjeç me inicialet Y.Sh me banim në Durrës. Ndërsa autori i arrestuar tashmë, është banues në fshatin Arapaj. 

Policia thotë se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta lodër dhe lekët.