Kjo javë solli një ndryshim të menjëhershëm të temperaturave. I gjithë vendi u ndikua nga masat e ftohta ajrore, të cilat sollën reshje shiu dhe bore. Në zonat malore temperaturat patën një rënie drastike duke zbritur në vlerat minimale nën zero Gradë Celsius.
Përsa i përket javës që vjen situata atmosferike do të jetë e paqëndrueshme duke sjellë mot dhe temperatura të paqëndrueshme.

Dita e hënë do të vazhdojë të ketë ritmin e fundjavës, ndërsa dita e martë do të përfshijë të gjithë vendin nga shira me intensitet të lart dhe në disa qytete parashikohen përmbytje. Dita e mërkurë dhe e enjte sjell një ndryshim të temperaturave. Dielli do të rishfaqet dhe temperaturat do të ngrihen.