Gushti mbyllet me temperatura të larta

502
Gadishulli i Italisë, raporton Reppublica.it, është përfshirë nga një valë tjetër i të nxehtit afrikan. Piku i të nxehtit pritet nga e premtja deri në fundjavën e ardhshme, ku temperaturat mund të arrijnë deri në 34-35 gradë në zona të ndryshme të Italisë dhe rajonit, çka i tejkalon temperaturat normale të sezonit. Sipas metereologëve, bëhet fjalë për valën e fundit të të nxehtit të ciklonit afrikan që ndikoi gjithë rajonin gjatë fundit të muajit korrik dhe fillimit të gushtit. Në ditët e para të shtatorit, pritet të ndodhë kthimi zyrtarisht i vjeshtës për shkak të mbërritjes së masave ajrore të freskëta në pothuajse gjithë Europën.
Sigal