Guardia di Financa jep detaje se sa drogë është sekuestruar nga Shqipëria deri tani

592
Policia Financiare italiane në një deklaratë për shtyp ka publikuar detaje të hollësishme mbi gomonen me drogë e nisur nga Shqipëria dhe të kapur në afërsi të brigjeve të provincës së Leçes.
Ja ç’thuhet në njoftim: 
Gomonia e drejtuar nga dy skafistët nga Vlora, R.L. 30 vjeç e D.H. 23 vjeç, është ndaluar nga Roja bregdetare e Barit ROAN, natën e së shtunës duke e gdhirë e diela (20 gusht 2017) në ujërat e komunës së San Kataldos në Lecce. Gomonia që trafikantët po përdornin për trafikun e drogës ishte e gjatë 7 metra dhe me një motor shumë të fuqishëm. Ndërkohë marijuana e sekuestruar në det ishte konfeksionuar në 22 koli të madhësive të ndryshme me peshë totale 633, 85 kg e cila nëse do të hidhej në treg trafikantët do të përfitonin 6 milionë euro. Ndaj dy skafistëve korrierë R.L 30 vjec e D,H 23 vjec nga Vlora është ngritur akuza e trafikut ndërkombëtar. 
Po në këtë deklatatë për shtyp Guardia di Financa italiane informon gjithashtu se prej fillimit të vitit 2017 janë sekuestruar përmes detit rreth 24 tonë marijuanë dhe se Policia Financiare e Puglias ka arrestuar 32 skafistë. Ndërkohë në të njëjtën periudhë të vitit 2016, janë sekuestruar rreth 22 tonë marijuanë. Plot 1.3 ton kanabis u sekuestruan dje në dy aksione njëri në ujërat ndërkombëtare dhe tjetri në Akërni të Vlorës.
Sigal