Grushta në konviktin e vajzave në Tiranë!

496
Një konflikt fizik ka plasur në njërin nga dhomat e konviktit të femrave në Qytetin Studenti në Tiranë.
Konflikti ka qenë aq i fortë dhe i zhurmshëm sa është dashur ndërhyrja e policisë për të ndarë nga sherri dy 21 vjeçaret që janë përplasur mes njëra tjetrave. Madje nga sherri njëra prej vajzave është plagosur lehtë. 
Policia sqaron se konflikti ndodhi mes dy vajzave me inicialet N.Q dhe E.H. 21 vjeçarja me inicialet E.H ka shkuar në spital pasi është plagosur lehtë nga shoqja e dhomës.
Policia sqaron gjithashtu se 21 vjeçarja me inicialet E.H po hetohet në gjëndje të lirë nën akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. Në njoftim nuk sqarohen motivet e konfliktit mes dy vajzave, apo edhe arma që ka përdorur njëra prej tyre, për të plagosur tjetrën.
Sigal