Grupi i gazetarëve shqiptarë pengohen të hyjnë në Preshevë

493
Sigal

Një rast i paprecedentë është shënuar me gazetarët shqiptarë të cilët janë akredituar për të ndjekur vizitën historike të kryeministrit Edi Rama në Serbi. Autobusi me të cilin grupi i gazetarëve udhëtonte nga Beogradi drejt Luginës së Preshevës, është bllokuar dhe pengohet të shkojë në Preshevë.

Ata janë bllokuar rreth ores 09:00 te mengjesit për arsye sigurie të kryeministrit Rama, sipas policise serbe.

Nuk i është dhënë asnjë shpjegim tjetër, dhe se kanë zbritur në autostradën që lidh Beogradin me Luginën e Preshevës, në dalje të qytetit të Nishit rreth një orë larg Preshevës.

Nga Beogradi gjithashtu, mengjesin e sotem eshte nisur edhe kryeministri Edi Rama me delegacionin shqiptar, ministrat Bushati e Ahmetaj qe e shoqerojne, te cilet ndodhen pas grupit te gazetareve shqiptare.

Kjo eshte dita e dyte e vizites historike te kryeministrit Edi Rama ne Serbi, e para pas asaj te 68 viteve me pare te ish-diktatorit komunist Enver Hoxha ne 1946. Ne konferencen e djeshme per mediat me kryeministrin serb Aleksandar Vucic Rama preku nje teme jo pak te ndjeshme per Beogradin zyrtar kur tha ne shqip se Kosova eshte e pavarur, dhe se ky fakt i pamohueshem duhet te respektohet nga te gjithe. 

Me mberritjen ne Presheve Rama do te zhvilloje nje takim me këshillin komunal të Preshevës, komunitetin shqiptar e me tej do ecë në sheshin e qytetit të Preshevës ku dhe do të mbajë një fjalim në Shtëpine e Kulturës.