Gruaja myslimane shqiptare nuk pranon të rrijë në dhomën e spitalit me familjen italiane

604
Një histori e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku protagoniste ka qenë një grua shqiptare.
E gjithë ngjarja është zhvilluar në një spital të Parmës, ku një grua shqiptare e besimit mysliman ishte shtruar në një dhomë me një grua italiane.
Por, mjekët janë çuditur kur gruaja shqiptare ka kërkuar që ajo të transferohej në një dhomë tjetër, pasi nuk mund të qëndronte në të njëjtën dhomë me shoqëruesin e italianes, nipin e saj.
Historinë në fjalë e ka treguar vajza e italianes, e cila ishte e pranishme, kur shqiptarja kishte bërë këtë kërkesë të çuditshme. “Ajo na tha se nuk mund të qëndrojnë natën në dhomë me një njeri dhe pastaj tha se duhet të gjenim një zgjidhje”., -u shpreh e bija e 89-vjeçares italiane.
Gruaja shqiptare ka këmbëngulur aq shumë sa ka pasur edhe tone të larta mes asaj dhe infermieres në detyrë. Duke u ndodhur në këto kushte, infermieria nuk ka pasur zgjidhje tjetër, vetëm të transferonte në një dhomë tjetër familjen italiane.
“Gruaja shqiptare ishte për dy net vetëm në një dhomë, ndërsa ka pasur edhe pacientë në korridor”, tha vajza e pacientes italiane.
Pas ngjarjes të publikuar në media, spitali Maggiore u detyrua të sqaronte më pas situatën, duke theksuar se zgjidhja në fjalë nuk ishte e imponuar
Sigal