GRIPI/ Qeveria, ju jep pushim prindërve, kush përfiton

559
Sigal

Pas paralajmërimit për
mbylljen e çerdheve dhe kopshteve deri në 9 janar, si pasojë e gjendjes
gripale, qeveria ka paralajmëruar edhe një plan masash.

Sipas qeverisë datat 4, 5, 6 janar do të jenë ditë
pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin
ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë
dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor,
si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

“Si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që
pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend dhe në përgjigje të masave
parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, çerdhet dhe institucionet arsimore
në vend mbyllen për datat 4, 5 dhe 6 janar 2017.

Qeveria, në vijim të masave parandaluese të
Ministrisë së Shëndetësisë, vendosi edhe caktimin e këtyre datave, 4, 5 dhe 6
janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që
frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor,
që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të
nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Qeveria iu bën thirrje edhe të gjithë punëdhënësve
privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të një nga prindërve që
kanë fëmijëve të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin
parashkollor dhe arsimin fillor”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.