Grevistët në Zharrës nuk pranojnë mashtrimin e “Rilindjes”, duan dëmshpërblimin dhe largimin e “Bankers”

590
Dritan BORSHI
Kryeministri Rama, më 10 shkurt 2017, përsëriti premtimin që bëri më 27 dhjetor 2016, por që nuk e realizoi
Banorët: “Herën e parë, dolëm nga greva, se besuam kryeministrin, por na ka gënjyer. Këtë radhë duam vepra dhe nuk dalim nga greva deri sa të na plotësohen të drejtat tona, ne nuk duam më letra, jemi ngopur me to”
Gjendja e grevistëve të fshatit Zharrëz, të cilët prej disa ditësh kanë hyrë në grevë urie është rënduar. Mbrëmjen e së premtes 4 grevistë janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. “Kemi dalë nga greva dhe na kanë gënjyer, këtë radhë duam vepra. Ne nuk duam më letra, je ngopur me to”, shprehet një prej grevistëve. Pas lëkundjeve të tokës, është hera e tretë që banorët e fshatit hyjnë në grevë urie. Ata thonë se i kanë ndërprerë dy grevat e mëparshme pasi u besuan premtimeve dhe se nuk merren me kompaninë që kërkon naftë, por me qeverinë. “Duam ta zhvendosim grevën në Tiranë, nuk kemi punë me “Bankers”. Ne kemi punë me shtetin…ta zgjidhi shteti”, thotë grevisti, Alket Asllani. Ata shprehen “Duam shpërblim për shtëpitë, këtu s’rron njeri më shumë se 60 vjeç. Kam një djalë 9 muajsh me pompë me azëm”, thotë një tjetër grevist. Pas ankesave të banorëve, ministria e Energjetikës deklaroi se lidhur me masat e marra për e situatën e tërmeteve të shkaktuara në zonën e Sharrëzës, në vend-burimin e naftës dhe gazit të Patos-Marinzës, do t’i kërkonte kompanisë “Bankers” të ndalojë operacionet e injektimit të ujit në gëlqeror në zonën e Zharrëzës dhe të përdorë alternativa të tjera për trajtimin e ujit teknologjik pa dëmtuar mjedisin, si dhe masa riparuese të nëntokës dhe mbitokës, që të shmangen pasojat negative për komunitetin. Masat përfshijnë sistemin e banorëve nga shtëpi të pabanueshme dhe angazhimin e një eksperti teknik ndërkombëtar të pavarur për të përcaktuar në mënyrë objektive dhe asnjanëse shkakun e lëkundjeve.
Premtimi i bërë më 27 dhjetor 2016, përsëritur edhe më 10 shkurt 2017
Data 27 dhjetor 2016: Kryeministri Edi Rama, ka urdhëruar “Ngritjen e grupit ndërministror të punës për vlerësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet e tokës në zonën e fshatit Zharrës dhe për përcaktimin e masave që duhet të merren në varësi të shkaqeve të ndodhjes së fenomenit të lëkundjeve të tokës. Në mbështetje të këtij urdhri: ky grup ndërministror pune do të vlerësojë situatën e krijuar nga lëkundjet e tokës në zonën e fshatit Zharrës, si dhe përcaktimin e masave që duhet të merren në varësi të shkaqeve të ndodhjes së fenomenit të lëkundjeve të tokës. Grupi i Punës do të drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe në përbërje të tij do të këtë anëtarë, përfaqësues nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë;- Ministria e Mjedisit dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. 
1. Për të vlerësuar dhe përcaktuar masat që duhet të merren nga ana e operatorit që kryen aktivitet hidrokarbur në këtë vendburim, bazuar në rekomandimet e bëra nga IGJEUM-i në raportet përkatëse mujore;
2. Masat që duhet të merren nga Drejtorinë e Përgjithshme e Emergjencave Civile për përmirësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet e tokës, duke bërë edhe vlerësimin përkatëse;
3. Për të nisur bashkëbisedimin e përbashkët me përfaqësues të operatorit që kryen aktivitet hidrokarbur në këtë vendburim për sqarimin e situatës së krijuar dhe evidentimin e shkaqeve të lëkundjeve të tokës në zonën e Patos –Marinzës, ku kryhen aktivitete hidrokarbure.
4. Për të vlerësuar kërkesat e bëra nga IGJEUM në raportet mujore për të mundësuar përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në marrëveshjen e datës 21 janar 2016, që lidhet me monitorimin, vlerësimin dhe dokumentimin e vazhdueshëm të aktivitetit sizmik në vendburimin e Patos-Marinzës, ku kryhen aktivitete hidrokarbure sipas marrëveshjes hidrokarbure dhe licencës përkatëse, si dhe trajtimin e sugjerime të bëra nga ky monitorim;
5. Për të ndjekur të gjitha procedurat për të mundësuar angazhimin e ekspertëve të huaj për përcaktimin e shkaqeve të lëkundjeve të tokës në zonën e Patos –Marinzës, si dhe masa te tjera që do te vlerësohen të nevojshme .
Premtimi i njëjtë i pa mbajtur, bërë edhe në datës 10 dhjetor 2017
6. Për të vlerësuar dhe përcaktuar masat që duhet të merren nga ana e operatorit që kryen aktivitet hidrokarbur në këtë vendburim, bazuar në rekomandimet e bëra nga IGJEUM-i në raportet përkatëse mujore;
7. Masat që duhet të merren nga Drejtorinë e Përgjithshme e Emergjencave Civile për përmirësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet e tokës, duke bërë edhe vlerësimin përkatëse;
8. Për të nisur bashkëbisedimin e përbashkët me përfaqësues të operatorit që kryen aktivitet hidrokarbur në këtë vendburim për sqarimin e situatës së krijuar dhe evidentimin e shkaqeve të lëkundjeve të tokës në zonën e Patos –Marinzës, ku kryhen aktivitete hidrokarbure.
9. Për të vlerësuar kërkesat e bëra nga IGJEUM në raportet mujore për të mundësuar përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në marrëveshjen e datës 21 janar 2016, që lidhet me monitorimin, vlerësimin dhe dokumentimin e vazhdueshëm të aktivitetit sizmik në vendburimin e Patos-Marinzës, ku kryhen aktivitete hidrokarbure sipas marrëveshjes hidrokarbure dhe licencës përkatëse, si dhe trajtimin e sugjerime të bëra nga ky monitorim;
10. Për të ndjekur të gjitha procedurat për të mundësuar angazhimin e ekspertëve të huaj për përcaktimin e shkaqeve të lëkundjeve të tokës në zonën e Patos –Marinzës, si dhe masa te tjera që do te vlerësohen të nevojshme.
Sigal