Grevistët e Zharrëzës takohen me zv. kryeministrin Niko Peleshi

474
Pas këmbënguljes së tyre jashtë godinës së ministrisë, zv. kryeministri Niko Peleshi ka pritur banorët e Zharrëzës në takim.

Mësohet se është diskutuar për problematikën e shtëpive të dëmtuara të banorëve dhe dëmshpërblimin e dëmeve.

Banorët shprehen se përveç dëmeve materiale, fëmijët e tyre janë helmuar nga uji i pijshëm, i cili është ndotur nga rrjedhja e burimeve natyrore.

Ata lanë grevën e urisë 3 ditë më parë në Zharrëzës dhe u nisën në këmbë duke mbërritur sot para dyerve të ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë.
Sigal