Greva/ Senati i UT kundër vendimeve të Qeverisë për studentët: Të papranueshme ligjërisht dhe kushtetutshmërisht

469
Sigal

Në një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme, Senati i Universitetit të Tiranës është shprehur kundër VKM-ve për studentët, të datës 26 dhjetor 2018 , duke i shpallur të papranueshme ligjërisht dhe kushtetutshmërisht, me përjashtim të asaj të tarifës studentore.

Gjithashtu ata u kanë bërë thirrje studentëve që të lirojnë ambientet e fakultetit të Juridikut, ndërsa janë shprehur se ata që duan të bëjnë mësim, nuk duhet të pengohen, e nga ana tjetër as studentët që kërkojnë të protestojnë apo vazhdojnë bojkotin nuk duhen penguar dhe se duhen respektuar.

Ndërkohë, më herët, Asambleja e Personelit Akademik të FSHS, ka dalë me disa vendime, pas përfundimit të afatit njëjavor që i kishin qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre të mëparshme, duke thënë se tashmë do të nisin grevën e pedagogëve.

af4ddd19-f888-4795-a652-041fb8694ede (1)