Greva në Greqi, mbyllen për 24 orë pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakvijës

490
Prej orës 7 të ditës së sotme, deri në të njëjtën orë të datës 22 Maj, në pikat e kalimit kufitar Kakavijë, Tre Urat Përmet, Qaf Botë Sarandë dhe Kapshticë, nuk do të kryhet asnjë veprim procedure për automjetet për shkak të grevës së doganierëve. Policia e shtetit shqiptar, në një njoftim për mediat, thotë se është vënë në dijeni nga pala greke për këtë pezullim.
Kështu, lëvizja do të jetë e lejueshme vetëm për këmbësorët. Policia e Shtetit iu kërkon të gjithë atyre shtetasve që kanë planifikuar të udhëtojnë për në shtetin grek në këtë hark kohor të shmangin udhëtimin me makinat private me qëllim mos krijimin e konfuzionit në këto pika kalimi, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit. Kjo nuk është hera e parë që protestat në Greqi shoqërohen edhe me bllokim të pikave kufitare. Pak javë më parë, e njëjta situatë u krijua edhe gjatë protestës së fermerëve grekë, ku u pezullua puna në pikën e kalimit në Kapshticë.
Sigal