Greqia asgjëson 60 ton perime shqiptare, me pesticide

393
Sigal

Greqia asgjëson 60 ton perime shqiptare, me normë më të lartë të lejuar të pesticideve

Një sasi rekord perimesh që vinin nga Shqipëria janë asgjësuar nga autoritetet portuale në Greqi, pasi janë gjetur me normë më të lartë të lejuar të pesticideve. Sipas mediave greke janë 6.596 kilogramë perime të sekuestruara dhe më pas të asgjësuara. Ndalimi i perimeve që vinin nga Shqipëria u krye nga inspektorët e ushqimit të Departamentit të Ekonomisë Rurale dhe Veterinarisë së Pireut në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Mbrojtjen e Bimëve, Cilësinë dhe Kontrollin Fitosanitar. Pas kontrollit nga testimi laboratorik, doli se mbetjet e produkteve për mbrojtjen e bimëve u zbuluan në përqendrime më të larta se nivelet maksimale të lejuara. Në veçanti u shkatërruan: 401 Arka prej kartoni specash që peshojnë 4,687 kg, 250 arka prej kartoni kungull i njomë që peshojnë 1,751 kg dhe 67 arka prej kartoni me domate turshi me peshë 557 kg. Nuk është hera e parë që perime me sasi helmi te importuara nga Shqipëria sekuestrohen në Greqi.Para disa ditwsh, nw Pire tw Greqisw u asgjësuan disa ton perime, me përmbajtje tw lartw tw pesticideve.