Greqi/ Sekuestrohen 1 ton hashash në një magazinë, në pranga 6 shqiptarë

64

Një
tjetër magazinë me kanabis është sekuestruar ditën e sotme, kësaj here në
Greqi. Plot 1 ton hashash është gjetur në një punishte në Afidnes, ndërsa në
pranga janë vënë 6 shtetas shqiptarë dhe një grek, të cilët dyshohet se janë
pjesë e një organizate kriminale.

Sipas policisë greke një pjesë e drogës ishte ngarkuar në
një kamion, dhe po përgatitej për transport.

Mësohet se droga u zbulua pas transfertave të mëdha të parave, të cilat
ngjallën dyshime.

Sakaq, mediat greke shkruajnë se droga vinte nga Shqipëria
dhe kishte destinacion vendet e tjera Europiane.

Vetëm pak ditë më parë, në Krujë u sekuestruan 1.3 tonë
kanabis në një punishte.