Greqi, nënshtetësia për emigrantët. Ja kushtet sipas projektligjit të ri

555
Qeveria greke ka hedhur për konsultim projektligjin për nënshtetësinë për fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi. 
Sipas projektligjit marrin nënshtetësinë greke ata fëmijë që janë regjistruar në klasën e parë të shkollës fillore ose janë në vazhdimësi të shkollës, gjatë kohës së aplikimit. 
Gjithashtu është i nevojshëm qëndrimi i ligjshëm për pesë vjet të njerit prej prindërve para paraqitjes së aplikimit.
Risinë kryesore të projektligjit për nënshtetësinë e emigrantëve të përgatitur nga ministria e brendshme greke e përbën i ashtu quajturi “brez i dytë”, domethënë fëmijët e lindur në Greqi të emigrantëve të ligjshëm. 
Vihet në dukje se ligji i mëparshëm kërkonte qëndrimin e ligjshëm të të dy prindërve dhe marrje të nënshtetësisë me lindjen e fëmijës.
Kjo ishte shpallur si e parregult nga ana e Këshillit të Lartë të Shtetit. Prandaj u shtuan dy kushte: kalimi i gjashtë viteve që nga lindja në Greqi dhe regjistrimi në shkollën fillore.
Sigal