Sigal

Forcat speciale greke ne bashkëpunim me policinë e Athinës kanë arrestuar dy shqiptarët e arratisur nga burgu Koridhalo në fillim të këtij muaji.

Në pranga kanë përfunduar Leonard Pepa dhe Elvis Pepa.

Shqiptarët ishin fshehur ne bodrumin e një shtëpie të djegur në Mati dhe kanë qenë të armatosur, por nuk kanë hapur zjarr ndaj policie greke.

Ata ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve.

Dy shqiptarët janë arratisur në ditët e para ët vitit

Shqiptarët vuanin dënimin në sektorin D të burgut. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.