Sigal

Dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë sulmuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Ambelokipi të Athinës, në kryqëzimin e rrugëve Sinope dhe Michalakopoulou dhe sipas policisë nuk pati persona të lënduar.

Siç raportojnë mediat helene dy shqiptarët ishin duke udhëtuar me makina, kur u sulmuan nga një motor me dy persona, të cilët mbanin në kokë kaskë. Mësohet se një nga dy shqiptarët e sulmuar ishte pronari i një lokali në Liosia.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.