Greqi/ Arrestohen 5 shqiptarë, shkatërrohet banda e trafikut të drogës

541
Sigal

Policia greke goditur ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Nga operacioni i zhvilluar ditën e sotme në Kipseli dhe në Patisi, janë arrestuar 5 shtetas shqiptar dhe një shtetas grek identititetet e të cilëve nuk janë bërë të ditura janë të moshës nga 27 vjeç deri në 44 vjeç.

Ndërkohë janë sekuestruar 84 kg 411 gram marijuane, 6245 euro, 1 automjet, 1 motorr, 1 peshore, 6 celularë. Ky grup ka arritur te fitoje nga trafikimi i drogës rreth 180.000 euro.