Greqi, Ambasada shqiptare: Veprimet, në zyrën konsullore sa të hapen bankat

158
Me mbylljen e bankave greke për një javë ambasada shqiptare në Greqi merr masat. 

Ambasada e Republikës së Shqipërisë njofton se si pasojë e mbylljes së përkohshme së Bankave në Greqi, deri në rihapjen e tyre pagesat për të gjitha veprimet pranë Ambasadës do të kryhen pranë Zyrës Konsullore, deri në momentin kur bankat do t’i rikthehen aktivitetit.
“Si pasojë e mbylljes së përkohshme së Bankave në Greqi, deri në rihapjen e tyre pagesat për të gjitha veprimet pranë Ambasadës do të kryhen pranë Zyrës Konsullore”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi.