Sigal

Një 29-vjeçar nga Gramshi ka rënë në pranga, pasi akuzohet se pas dhunës së ushtruar ndaj kushëririt të tij, i ka vënë flakën banesës së këtij të fundit.

Burime zyrtare nga policia thanë se Alban Jonuzaj, banues në fshatin Lemnushë për motive të dobëta është konfliktuar me kushëririn e tij, shtetasin E.J., 35 vjeç. Por ai nuk është mjaftuar me kaq, pasi i ka vënë edhe zjarrin banesës së këtij të fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.