Grabitqarët e lashtësisë

991
Sigal

Gëzim Llojdia

Skulptura e ardhur nga lashtësia përsëri nuk e humbet hijeshinë dhe veçantitë e saj. Sa shumë jetë dhe gjallëri në këtë rigjetje të vlerave të dikurshme, sytë e ulur femërore mbajnë brenda tyre misterin e kohës së shkuar. Dritë e derdhur në këtë kopsht ndjesish dhe mendimesh, diku ka pika takimi ku shekujt vendosin ura lidhëse, gjithçka bëhet e kapshme, reale dhe barrierat ndarëse nuk ekzistojnë më. Madhështia që shtrihet si ylber shumëngjyrësh më pushton si magji, tek vështroj këtë relikte të kohës bëhem pjesë e pandarë e saj, nuk di pse veten e gjej aty në ata sy të ulur plot druajte. Askush të mos më flasë dhe të më përmendë në këtë kalim kohe dhe hapësire, le të mbetem ndërmjet së shkuarës dhe të tashmes, gjeneratat e dikurshme janë gjurmët ku ne ecim të shpenguar.

Sandro De Maria në artikullin e tij: “Leon Rei, Luigi Ugolini dhe origjina e arkeologjisë shqiptare”, Revista: “Iliria” Nr.1-2, 2003-2004, sjell një fakt mbi grabitjen e objekteve arkeologjike të zbuluara në nëntokën shqiptare, diku në veri të vendit dhe i gjithë ky materiali i bollshëm parahistorik (ilir) u dërgua në Francë, sipas Ugolinit, nga një ekspeditë franceze. Ishte koha kur synimet e të huajve karshi kulturës së lashtë nga zbulues thesaresh arkeologjike po i kthenin në grabitqarë. Në Amantia grabitjet e italianëve si ushtri pushtuese të territorit ishin akoma më të mëdha. Karl Pasch, profesor i Universitetit të Vjenës, sjell një dëshmi të çuditshme. Kur vizitoi Ploçën ai pa në oborret e banorëve statuja, të cilat i përkisnin qytetit Ilir. E. Izamberti. K. Pachi dhe më vonë Ugolini u tërhoqën më tepër pas mo­numenteve të shpërndara në fshat, nëpër shtëpitë e oborret. Po kështu edhe Karl Pachi gjeti në Ploçë monumente të ndryshme arkeologjike, skulptura; mbishkrime, pjesë arkitektonike të shumta e të rëndësishme. Skënder Anamali: “Kërkimet e bëra ne Ploçë edhe ne vitet e pastajme, treguan se një pjese e monumenteve, që shiheshin mbi sipërfaqe kishin qenë gërmuar edhe më parë. Banorët pleq të fshatit i kujtonin ende gërmimet që ka bërë gjate vitit 1920 ushtria italiane, e cila kishte qëndruar mjaft kohë aty. Ata nuk morën vesh fare se çfarë u zbulua, gjate këtyre gërmimeve, sepse materialet e gjetura u morën nga ushtarët italiane kur u larguan së andejmi. Eqrem bej Vlora mblodhi jo pak nga pasuria materiale arkeologjike e këtij qyteti. Ai dhe Dr arkeologjisë, Yzeir Alimerko si dhe objektet, që sillte Leon Rei nga Apolonia e kthyen muzeun e atëhershëm në Skelë, ndër më të pasurit. Dhe duke gjezdisur nëpër libra historie apo nëpër fletët e ditarëve gjetëm edhe këtë shënim të vogël: “për kohën kur muret e kësaj godine kanë parë lotët, që janë vesa e dhimbjes, sepse që prej asaj dite kur ikën arkeologët, të cilët sollën aty dëshmitë e tokës së tyre, pushtuesi i vuri zjarrin e shkrumboi, qafiri dhe dhimbja e saj ishte e pamat, se ikën dhe humbën shumë dëshmi, mirëpo ndërsa njeriu e ndjenja keqardhjes për to shkrin, humbet si hiri.” Këtë hi ne e mbledhim sot dhe brenda tij është e gjitha, ku ne të shkruajmë sado pak një varg, Për atë godinë ku ishin gjetjet e Leon Rey-it, Neritan Ceka djali i arkeologut Hasan Ceka shprehet tek libri i tij “Apolonia….” se, më 1924 filloi gërmimet arkeologjike në Apoloni një mision francez i drejtuar nga Leon Rey. Rezultatet ishin mjaft premtuese me zbulimin e styoas, buleterionit dhe më pas të odeonit dhe bibliotekës. Një koleksion i rëndësishëm qeramike u krijua nga gërmimet në nekropol dhe u vendos përkohësisht në ndërtesën e Pavarësisë në Vlorë, ku u grabit nga ushtarët italianë në ditën e parë të pushtimit fashist…. “Yzeir Ismaili bëhet drejtor i të parit muze arkeologjik. Koha që punoi Dr i arkeologjisë në të parinë institucion, që kishte objektet arkeologjike, më tepër ato të gjetura në kodrinën e qytetit antik të Apolonisë si dhe të qendrave te tjera ilire, është një periudhë e zbardhur tashmë. Nga viti 1937 në vitin 1939 Yzeiri ishte drejtues i këtij muzeu arkeologjik. Në minierën e Selenicës është gjetur një statujë e çmuar, maket deleje. Kishte përmasa të vogla. Italianët e marrin dhe e nisin menjëherë drejt shtetit te tyre përtej Otrantos. Drejtori i muzeut bëri një protestë të fuqishme. I kërkoi qeverisë, që të ndërhynte në mënyrë urgjente për të kthyer figurën e grabitur. Ndërsa konsullatës italiane i kërkoi që kjo statujë duhej të rikthehej në qytetin e tij në muzeun e arkeologjisë. Ndonëse ai kishte studiuar në shtetin fqinjë nuk iu dorëzua kthetrave të qëllimeve të tyre, Yzeiri nuk reshti së kërkuari pranë autoriteteve statujën e grabitur, që ishte rrëmbyer këtij vendi, edhe pse ishte zbuluar në nëntokën e tij. Në mbledhjen e objekteve arkeologjike e ka ndihmuar edhe diplomati dhe eruditi Eqrem bej Vlora. Por e vërteta ehtë se shumë objekte arkeologjike u grabitën dhe u prishën. Gjatë kohës, që z. Yzeiri ka qenë drejtor i këtij muzeu është marrë me grumbullimin e objekteve arkeologjike, që ndodheshin nëpër institucione apo edhe në banesat e qytetarëve. Raporti mbi udhëtimin e tij të parë, dorëzuar Ministrisë së Jashtme në korrik të vitit të 1924-s, përmend shpesh rolin “politik” që Ugolini i jepte Ekspeditës së tij, përgjithësish në funksion anti-francez, megjithëse pohon se “nuk kam dale për asnjë çast nga fusha ime e studimit të antikiteteve: për këtë arsye,ndoshta , iu pëlqeva shqiptarëve”, dhe përsëri vazhdon: “..u përpoqa që ta bëj sa më të shterpë punën e rivalëve tanë në Shqipëri. Midis tyre shkëlqen Franca (veçanërisht nëpërmjet deputetit Godard dhe longamanusit ë tij, z .Leon Rey), e cila përpiqet në çdo mënyrë të pengojë dhe të ndalojë punën tone . Në këtë […]fushë pata mundësi të shpalos një veprimtari të qetë, por me rezultate”. Së fundmi, duhet thënë se edhe “…i gjithë materiali i bollshëm parahistorik (ilir), i gërmuar nga Dr. Colin në Qerret (Pukë), u transportua fshehurazi në Francë. Atëherë munda lehtësisht të kisha miratimin e të gjithë atyre personave, veçanërisht të atyre me kulture dhe pozitë, më të cilët ishte e nevojshme që të flisja; gjithë kjo pa krijuar dyshime, duke folur gjithmonë si studiues. I tregoja atyre faktet që përmenda më sipër, madje dhe të tjera akoma; i shpjegoja sistemin francez jo shkencor; i sillja në vëmendje që në këtë mënyrë shqiptarëve i merreshin faqet më të drejtpërdrejta e më të rëndësishme të historisë së tyre, domethënë ato që flisnin për Ilirët, paraardhësit e tyre. (Kjo vërejtje kishte gjithmonë një efekt të veçantë, sepse në këtë mënyrë prekja sedrën kombëtare shqiptare që është shumë e fortë, dhe që i konsideron ilirët si paraardhës të lashtë dhe shumë të nderuar dhe, si rrjedhim, në që kam mbetet për ta një pasuri kombëtare, tashmë me të drejtë e rëndësishme”. Pra, Ugolini për të ngjallur dashamirësinë shqiptare drejt anës italiane prekte dy pika kryesore: Nga një anë mosrespektimin nga pala franceze të detyrimit,të parashikuar nga leja e gërmimit, për të mos eksportuar material arkeologjike, nga ana tjetër temën kombëtare të origjinave ilire, që ishte një pikë e ndjeshme e shkelur nga ngjarje te ndodhura. Me gjithë këto pohime të hapura, do të ishte, për sa më duket mua, tepër thjeshtëzuese dhe, në fund të fundit e pasaktë të konsiderohej roli i Ugolinit vetëm nën dritën sunduese të propagandës politike, edhe për sa i përket këtyre fazave të para të punës së tij në Shqipëri. Këto konsiderata janë bërë në të kaluarën, duke e gjykuar Ugolinin një “arkeolog-fashist” modest ose më keq akoma, si një “fashist arkeolog”(që në italisht do të thotë: para së gjithash një fashist, e më pas arkeolog). Dy udhëtimet paraprake të viteve 1924-1925 janë prelude formimit të “Missione Archeologica Italiana” (Ekspedita Arkeologjike Italiane), që Ugolini udhëhoqi nga viti 1926 deri në vdekjen e tij, në Bolonjë, më 4 Tetor 1936, në moshën 41 vjeçare. Parathënie politiko-institucionale e formimit të Ekspeditës. Le të rivijojmë me pohimin e Sandro De Maria të botuar te Revista:” Iliria Nr.1-2, 2003-2004.” Në mbyllje dua të kujtoj një episod domethënës. Më 29 maj të vitit 1935, agjenti konsullor mbretëror i Sarandës informonte ambasadën italiane në Tiranës, më datë 26 të atij muaji.“Un certo Hassan Ceka, una specie di archeologo albanese, senza alcun avviso, anzi nascostamente, e mentre è tutt’ ora arsente il Prof. Ugolini, si è recato a Butrinto col materiale già pronto ed ha piantato una baracca di pessimo gusto, proprio a pochi metri dalla sede della Missione Archeologica Italiana…” (një person i quajtur Hasan Ceka, një farë arkeologu shqiptar, pa asnjë lajmërim, përkundrazi, fshehurazi, ndërkohë që prof. Ugolini nuk ishte ende i pranishëm, shkoi në Butrint me material të përgatitur më pare dhe ngriti një kasolle të shëmtuar, vetëm pak metra larg qendrës së Ekspeditës Arkeologjike Italiane…) Fjalët përçmuese të agjentit të konsullatës së Sarandës nuk mund të fshehin sot një fakt vendimtar: Me shfaqjen e asaj kasolleje modeste në Butrint, pranë veprës së pioniereve Leon Rey-t dhe të Luigi Ugolinit, së cilës u bashkua kaq fshehurazi Hasan Ceka, tregon se bazat e së ardhmes së arkeologjisë shqiptare ishin hedhur.