Grabitje me armë tek aeroporti “Nënë Tereza”

543
Një grabitje e paprecedentë është shënuar pak minuta më parë në Aeroportin e Rinasit. Një grup prej tre personash të armatosur janë futur brenda në terminal ku mësohet se kanë grabitur një sasi të konsiderueshme parash, të cilat ishin transportuar në aeroport me qëllim transferimin jashtë vendit me avion. Mësohet se grabitja ka ndodhur në hyrje të terminalit të kargos, kur një makinë e kompanisë së sigurisë private “Nazeri”, po futej brenda për të dërguar drejt avionit një sasi parash të një banke, të cilët do të transferoheshin jashtë vendit. Pas grabitjes, autoret kane ikur në drejtim të urës së “Gjolës” dhe në ndihmë të policisë në tokë për ndjekjen e tyre është vënë edhe një helikopter policor për të kontrolluar zonën nga ajri. Megjithatë nuk ka detaje të tjera për këtë grabitje të paprecedentë, pasi policia është tërësisht tashmë e angazhuar në kapjen e grabitësve.
Sigal