Grabitje me armë në Fier

625
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Fierit, pasditen e sotme
Një pikë e këmbimit valutor është grabitur nga disa persona ende të paidentifikuar nga policia, të cilët nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrë një shumë parash, ende të papërcaktuar.
Ngjarja ndodhi në një pikë këmbimi valutor pranë Prefekturës, ndërsa autorët ishin të maskuar dhe të armatosur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.
Sigal