Grabitja në Shkallnur, policia arreston 4 persona

703
Policia e Durrësit, ka bërë me dije ditën e sotme se ka zbardhur dhe dokumenton një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë në Shkallnur.
Pas një hetimi të pandërprerë me metoda speciale ndalohen katër autorët, të cilët dhunuan dhe vodhën banesën e një çifti në Shkallnur.
Siç bëhet e ditur, në pranga janë Niko Papajorgji 35 vjeç, Marsel Papajorgji 30 vjeç, Julian Qamili 43 vjeç, dhe Erind Seferkolli 30 vjeç, banues në Korçë.
Ata, në bashkëpunim me njëri tjetrin, pak ditën më parë, kanë dhunuar fizikisht dhe kanë vjedhur banesën e M.E. 77 vjeç dhe Sh.E. 69 vjeçe, banues në Shkallnur.
Mekanizmi i ngjarjes:
Niko dhe Marsel Papajorgji (vëllezër me njëri-tjetrin) në rolin e nxitësve dhe ndihmësve kanë bërë roje, ndërkohë që në banesë janë futur nga dritarja Julian Qamili dhe Erind Seferkolli (ekzekutorët)të cilët kanë dhunuar dhe lidhur çiftin.
Në vijim gjatë kontrollit të kryer në banesë kanë gjetur dhe kanë vjedhur 160 000 lekë të reja.
Më pas autorët janë larguar.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve.
Kapja dhe ndalimi I tyre është bërë e mundur si rezultat I bashkëpunimit të Policisë Kufitare Kakavijë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Të dëmtuarit, M.E. ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve ndërsa Sh.E. është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja me dhunë”.
Sigal