Grabitja në Rinas, Tahiri takon Llallën në një lokal në Tiranë

451
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është takuar me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Sipas burimeve, Tahiri dhe Llalla kanë drekuar së bashku në një lokal në qendër të Tiranës, për t’iu shmangur edhe vëmendjes mediatike. Edhe pse nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, në qendër të bisedimeve kanë qenë ngjarjet e fundit kriminale në vend, para së gjithash grabitja e parave në pistën e aeroportit të Rinasit një javë më parë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë këtë dosje të rëndësishme, janë arrestuar pesë zyrtarë të kompanisë private në Rinas, ICTS, të cilët mbanin përgjegjësi për sigurinë e vlerave monetare. Nga ana tjetër, Ministria e Transporteve dhe dhe ajo e Brendshme, janë përfshirë në akuza se kujt i takon përgjegjësia ligjore në këtë ngjarje të endë. Po ashtu, policia po vijon punën për identifikimin e autorëve të grabitjes, ndërsa disa prova, si parukja dhe vareja, apo mjeti i djegur,, janë dërguar për ekspertizë në laboratorin shkencor.
Sigal