Grabitja në Lezhë/ Tahiri viziton në spital policin e plagosur me plumb në kokë

483
Sigal

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka vizituar punonjësin e policisë në Spitalin Ushtarak, i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e autorit të grabitjes së sotme që ndodhi në autostradën Fushë-Krujë-Lezhë, në kryqëzimin e Arbërisë.

Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i policisë Nikolin Gjergji ka marrë një plumb në kokë dhe po merr trajtim mjekësor.

Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, ku një person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II.

Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe janë vene ne ndjekje te makinës se vjedhur.