Grabitja në Bankën Kombëtare, absurde heshtja e prokurorisë

577
Sigal

Heshtin Fullani, hesht Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, hesht qeveria. 

Kreu i Bankës shqiptare, Ardian Fullani hesht, në vend që duhet të kishte dhënë dorëheqjen që në momentin e zbulimit të skandalit dhe duhet të ishte sot i pandehur. Heshtin ministrat e kryeministri, heshtin drejtuesit e Parlamentit të Shqipërisë, heshtin anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës… Kush ua ka mbyllur gojën.!?. Nëse dikush nga këta persona e institucione nuk do të kishte përgjegjësi direkt apo indirekte për grabitjen e 6 milion eurove (shifra ende nuk dihet, thuhet të jenë afro 50 milion), sigurisht që duhet të kishte folur. Por ata nuk flasin pasi u është mbyllur goja!? Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Fullani, i cilësuar dhe si sheik arab që shpërdoron paratë e shqiptarëve të japë dorëheqjen!?. Diku mbi kokë, ka njerëz që e mbrojnë, qoftë të përfshirë në interesa, qoftë dhe për nderet apo shërbimet që u ka bërë dhe u bën Fullani në këto vite. Po shqiptarët?! Ata ndjehen të pambrojtur, të pasigurt në pasurinë e tyre. Por nuk kanë çfarë të bëjnë, pasi mafia është vështirë, në mos e pamundur që të ndahet këto vite nga pushteti tek ne. Po sa është shuma e grabitur nga funksionarët e shtetit me kollare!?. Ndoshta, një ftesë e shqiptarëve për të deklaruar në banka seritë e parave që kanë nëpër duar, ka rrezik se miliona që mund të jenë ‘djegur’ këto vite, të jenë grabitur nga nëpunësit e shtetit. Po prokuroria?! Thuhet që janë shoqëruar apo thirrur ndoshta 20 veta, apo dhe më shumë. Po Fullani çfarë thotë?! Pse kjo shurdhëri!? Po të kishte ndodhur kjo në një vend dhe me parametra minimal demokratit, do të ishte dorëhequr qeveria, e përgjegjësit për veprime  mosveprim do të ishin sot në pranga. Po në Shqipëri, këto vite, që të jesh hajdut me pushtet, nuk do të thotë që duhet të përgjigjesh para drejtësisë. Ndaj nuk trazohet Fullani e fullanët për këtë skandal…

Skandali i Fullanit, politika hesht se krerët janë të implikuar

Altin GOXHAJ

Avokat

 Fullani është burri i kryetares së Soros-it. Full-hani në 2008 manipuloi të dhënat ligjore të skemës më të madhe spekulative të Soros në Shqipëri, të Fondacionit ‘Besa’ (ku pronar ishte Soros), që falsifikoi të dhënat e gjykatës duke krijuar, në kundërshtim me çdo ligj, Fondin ‘Besa Sh.A.’, i cili mori mbi 100 milionë dollar, para, asete dhe borxhe të ardhura nga një aktivitet jofitimprurës, pjesa më e madhe nga buxheti i shtetit dhe i kaloi si pronë skemës sorosiane në kundërshtim me çdo ligj shqiptar dhe te huaj… Pastaj aksionet e Fondacionit Besa iu dhuruan të gjitha Fondacionit ‘Albanian Besa Capital’ ku u krye skema e pastrimit të parasë së origjinës publike për t’iu kthyer mafies sorosiane dhe të tri ‘Besa’-ve kishte vetëm një drejtor!  Pra Guvernatori Fullani manipuloi të dhënat e Fondacionit ‘BESA’ si pronë e Soros që drejonte gruaja e tij, duke thyer një rekord botëror të konfliktit të interesit dhe duke ligjëruar një ndër skemat më spekulative tipike sorosiane në mes të Tiranës nga njerëzit e PS, ku ishin të përfshirë dhe zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike me pushtet në atë kohë! Mbi 200 persona janë ndëshkuar nga gjykatat shqiptare në kundërshtim me çdo ligj pasi Fondacioni Besa për periudhën 18 mujore 1 Korrik 2007 – 28 Dhjetor 2008 vepronte si një skemë piramidale kreditimi antiligjor. Përfaqësues ligjor ishte vetë gruaja e Fullanit!!! Dhe ju po më pyesni pse hesht politika për vjedhjen e 6 milionë dollarëve në mënyrën më skandaloze që mund të imagjinohet!!! Pse po hesht PS? Sepse familjarë të drejtuesve të saj kanë qenë në drejtim të fondacioneve që përmendëm…

LSI hesht sepse Drejtori Ekzekutiv i ‘BESA’ është nga Skrapari dhe njëri i afërt me LSI… PD hesht se dy personat kryesore në parlament që mbulojnë politikisht fushën bankare dhe financiare kanë firmosur vetë që paratë e buxhetit të shtetit ti dhuroheshin me 2% Fondacionit ‘BESA’ dhe 5 deputetë sorosianë të PD-së, janë shokët e ngushtë të Fullanit…