Grabitja e Rinasit, sekuestrohet furgoni, policia prishi provat

554
Policia e Shtetit ka sekuestruar një automjet tip furgon Ford i bardhë i cili dyshohet se është përdorur gjatë grabitjes së Rinasit. Mjeti pa targa u gjet i ndezur në orën 22.30 datën 12 korrik dhe dyshohet se u përdor nga grabitësit më 30 qershor. Policia e Shtetit gjatë sekuestrimit të automjetit ka prishur provat pasi e ka lëvizur automjetin jashtë procedurave. Ndërkohë që thjesht duhet ta kishte mbajtur në vëzhgim. Aktualisht furgoni ndodhet në Drejtorinë e Policisë Tiranë ndërkohë që priten të tjera zhvillime nga hetimet.
Sigal