Grabitja e Rinasit, lihen në burg 3 të ndaluarit

587
Sigal

Oltian Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela janë tre të arrestuarit e dyshuar si të përfshirë në grabitjen e parave në Rinas dhe ndaj tyre Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e “arrest me burg”.

Alkond Brengasi, ndaj të cilit dje është dhënë masa e “arrest me burg”,  ishte njëri prej të ndaluarve i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe pas deklaratave të tij, avokatët e tre të dyshuarve të tjerë i kanë kontenstuar.

Seanca gjyqësore ka zgjatur për rreth 2 orë dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa të forta sigurie.

Prokuroria nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me hetimet duke u treguar shumë hermetike ndaj interesit të lartë të mediave dhe opinionit publik.

Ndërkohë avokati i Oltian Veselit në kohën kur po largohej nga ambienti i Prokurorisë, i është përgjigjur interesit të lartë të gazetarëve duke thënë se është dhënë një vendim nga organi i akuzës për të mos u prononcuar për çështjen.