Grabitja e Rinasit, arrestohet i gjashti

571
Sigal

Një tjetër autor i grabitjes së bujshme të Rinasit është arrestuar këtë të premte, i gjashti në total.

I arrestuari është shtetas nga Kosova, identiteti i të cilit u raportua nga Alkond Bengasi.

Arrestimi i tij është kryer te Shkëmbi i Kavajës gjatë një operacioni mjaft sekret.

Bengasi e përshkruante atë si njeriun që takonte shpesh Admir Muratajn dhe Klement Çalën.

Ai e kishte përshkruar atë si një person rreth 50-vjeç, nga Kosova, i thirrur ndryshe edhe me nofkën “Daja”.