Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka njoftuar në orën 18:15 minuta një dalje për mediat, ku do të kapë më shumë detaje rreth operacionit policor për kapjen e autorëve të grabitjes së 3.2 milionë eurove në aksin Tiranë-Rinas më datë 9 shkurt.
Janë arrestuar katër persona, si dhe janë shoqëruar disa të tjerë.
Gjatë pasdites së sotme në Drejtorinë e Policisë Tiranë ishte në një takim edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.