Grabitja e parave të bankës në Qafë Kashar, të arrestuarit dalin para Gjykatës

Të arrestuarit si autorë të dyshuar për grabitjen e parave të bankës së nivelit të dytë në Qafë Kashar të enjten e kaluar, dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tyre.

I pari ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës Fation Xhyliu, rreth orës 11:00 të paradites së sotme.

Xhyliu është edhe personi i parë i arrestuar për grabitjen e parave të bankës.

Më pas pritet që gjykata të japë masën e sigurisë për Ditjon Memlikën.

Mësohet se tre nga të arrestuarit mbrëmjen e djeshme kanë pranuar akuzat në marrjen në pyetje paraprake pa avokat. Ndërsa Ernest Kupa nuk ka pranuar të flasë deri tani.