Sigal

Kanë dalë detaje të reja nga grabitja që ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Durrësit, ku një automjet i policisë private që po kryente transferimin e parave të një banke të nivelit të dytë është grabitur nga persona të maskuar dhe me armë.

Sipas burimeve për Fax News shuma e grabitur është rreth 7,5 milion lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur pranë drejtorisë së Transportit Rrugor. Shuma e parave do të transportoheshin nga Drejtoria e Trasportit Rrugor e cila ndodhej në një distancë 500 metra larg. Bëhet e ditur se janë lekët e xhiros së arkës së Drejtorisë së Transportit Rrugor.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozetit dhe konfirmohet  nga burime të policisë lokale.

Tre personat e maskuar dhe të armatosur, pasi kanë vjedhur paratë janë larguar me shpejtësi me një automjet tip Benz në drejtim të Shijakut.

Policia është vënë në ndjekje të grabitësve.