Grabitja e bankës në Bllok, gjykata e Tiranës liron Robert Kullën

486
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ka mbaruar afati i masës së sigurisë me burg prej 45 ditësh për djalin e Nehat Kullës, i dyshuar si një prej autorëve të grabitjes së bankës në Bllok më 8 gusht të këtij viti.

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë sot Robert Kullën, duke caktuar masën ‘detyrim paraqitje’. Bashkë me të u arrestuan edhe Roland Liti dhe Alan Babameto, në shtëpitë e të cilëve u gjetën edhe sasi të ndryshme parash, të dyshuara si të grabitura në bankën në Bllok.