Grabitja e argjendarisë në Sarandë/ Pranga 34-vjeçarit, ndihmoi autorin të fshihte bizhuteritë

75
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e një argjendarie ditën e djeshme në Sarandë. Policia ka mundur të vërë në pranga bashkëpunëtorin e grabitësit, të identifikuar si Nikolin Baka, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes. Shtetasi Artan Murtaj 34-vjeç nga Saranda dyshohet se ndihmuar autorin e grabitjes që të fshehë bizhuteritë të grabitura.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në argjendarinë e shtetasit M.P., në lagjen nr.1 të Sarandës, ku grabitësit duke përfituar nga fakti se pronari dhe punonjësit e dyqanit po konsumonin drekën, kanë kryer edhe grabitjen.
Pas kanë zbritur nga një makinë përpara argjendarisë, kanë mundur të hapin derën e saj duke përdorur një sqepar, e më pas kanë marrë sendet me vlerë.
Ditën e sotme, policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit Murtaj, i njohur edhe me pseudonimin “Tani Ruzhdiut”.
Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton disa herë i dënuar për vjedhje, si dhe përdorues i lëndëve narkotike. Për herë, Murtaj është arrestuar kur ishte 16 vjeç, pasi tentoi të vidhte një banesë në Sarandë e plagosi me thikë pronarin e saj.