Grabitja e 4 karburanteve/ Garda e Republikës përjashton efektivin Geraldo Guci

483
Sigal

Garda e
Republikës, me urdhër të Komandantit të saj, ka përjashtuar efektivin Geraldo
Guci, i arrestuar nga Policia e Tiranës për veprat penale të “Vjedhjes me armë”
dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”.

Ish-efektivi Guci, 21 vjeç, ishte pranuar në radhët e
Gardës së Republikës në korrik 2016 dhe ishte në periudhë prove.

Për këtë shkak ai nuk ishte i pajisur me armatim
personal, si punonjës i Gardës së Republikës.

21-vjeçari i arrestuar dyshohet të jetë autor i grabitjes
së 4 karburanteve nën kërcënimin e armës. Në cilësinë e provave materiale,
policia i sekuestroi të arrestuarit një aparat telefonik i tipit “iPhone 6”, i
vjedhur më datë 16 tator 2016, shtetasit H. S; një automjet i tipit “Mercedes
Benz”, TR8483P, ku në brendësi të saj u gjendën tre gëzhoja pistolete model 54,
si dhe dy fishekë automatiku model 56.