Grabitja e 3.2 mln dollarëve, policia aksion blic në banesat e bizneset e të dyshuarve

451
Pak ditë pas grabitjes së blindit me para të një banke në rrugën e Rinasit, policia duket se ka disa të dyshuar dhe madje di edhe vendndodhjen e tyre. Që prej paradites së sotme forca të shumta policie kanë nisur kontrollet nga toka dhe ajri.
Sipas informacioneve zyrtare, një numër i madh efektivesh ka kryer një aksion blic pasditen e sotme në Prezë e Vorë, ku po kontrollohen banesat dhe bizneset e autorëve të dyshuar të grabitjes. Nuk ka ende emra apo informacione mbi kontrollet në banesa por pritet të publikohen në orët në vijim.
Në deklaratën zyrtare pas grabitjes së ndodhur më 9 shkurt, policia tha se ishin 6-7 autorët e sulmit me armë ndaj dy blindave të një banke të nivelit të dytë, njëri prej të cilëve kishte shumën e parave.
Në pranga u vunë menjëherë pas ngjarjes 5 punonjës të shoqërisë së sigurimit, por ende nuk ka të arrestuar për grabitjen. BalkanWeb mësoi sot se një i ri nga Lushnja mbahet prej 3 ditësh i ndaluar. Nuk dihet nëse personi në fjalë ka dijeni për ngjarjen apo është një prej autorëve.
Sigal