Grabitja e 110 mln lekëve, kush është spiuni në postën e Krujës?

155

Gjatë gjithë ditës së djeshme posta e Krujës ka qenë në punë duke shpërndarë pensionet.

Por gjatë natës, persona ende të paidentifikuar kanë kryer grabitje.

Dyshimet janë që grabitësit kanë pasur informacione të sigurta për shumën e parave që ndodheshin aty.

Një tjetër detaj që ngre dyshime të mëdha, se spiuni është brenda postës së Krujës është edhe fakti se në këtë ambient janë dy kasaforta.

Por vetëm njëra prej tyre është grabitur dhe pikërisht, ajo që kishte 110 milionë lekë, para të pensionistëve. Kasaforta tjetër që ndodhej në të njëjtin vend nuk është prekur fare.

Orari i grabitjes së kasafortës besohet se ka qenë rreth orës 02:20  minuta pas mesnate.

Këtë e mbështet edhe fakti se në këtë orar në qytetin e Krujës është shkëputur energjia elektrike dhe grabitësit kanë vepruar në errësirë të plotë.

Ata kanë hyrë në ambientet e postës nga një dritare dhe po andej kanë dalë.