Grabitja afër Rinasit, rrëfehet dëshmitari: Ishin 5 persona, qëlluan me armë në ajër

574
Gazetarja Klodjana Lala ka arritur të sigurojë për “BalkanWeb” dëshminë e personit i cili filmoi momentin e plotë të grabitjes së dy automjeteve që transportonin para të një banke të nivelit të dytë drejt Rinasit. Nga vendi ku ndodhi grabitja, dëshmitari, identiteti i të cilit për shkaqe sigurie nuk publikohet, ka qenë vetëm 50 metra larg.
Ai pohon për “BalkanWeb” se ka parë 5 persona të veshur me kamuflazh të cilët dolën nga një fuoristradë dhe një makinë tjetër dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë 7 thasë me para. Sipas tij autorët kanë qëlluar edhe me armë në ajër për të trembur punonjësit e kompanisë private të sigurisë.
“Kam arritur të sigurojë dëshminë e dëshmitarit. Dëshmitari ka qenë 50 metra larg autoblindin. Ka parë një fuoristradë. Ka dëgjuar një shpërthim. Në ato momente, fuoristrada ka goditur në pjesën ballore bindën, e më pas kanë dalë nga mjeti punonjësit e sigurisë. Sipas dëshmitarit, grabitja është kthyer nga 5 persona, të armatosur. Njëri ishte me trup të shkurtër dhe të tjerët me ishin të gjatë. Duke hasur kundërshtimin e punonjësve, ata e kanë pasur të vështirë që të kryenin grabitjen. Autorët kanë marrë 7 thasë me para, të zeza dhe bezhë. Njëri nga punonjësit e sigurisë u janë larguar nga vendi i grabitjes. Goditja ballore është hera e parë e një skenari”, – pohoi Klodjana Lala për “BalkanWeb”, duke iu referuar dëshmisë së personit që u gjend shumë pranë vendit ku ndodhi grabitja, në Qafën e Kasharit, pranë rrugës së Rinasit.
Sigal