Grabiti një makinë tek rruga e Dibrës, arratia e 56-vjeçarit merr fund kur …

658
Tentativa për vjedhjen e një automjeti, i ka shkuar kot një 56-vjeçari në Tiranë. Ditën e djeshme pasi vodhi mjetin tip “Benz” në pronësi të një firme, shtetasi Xh.L u përpoq të largohej sa më shpejt.
Por gjatë largimit, ai është përplasur me një automjet të tipit “Land Rover” me drejtues 29-vjeçarin Z.K. në zonën e Medresesë.
56-vjeçari u arrestua dhe është në pritje të gjykimit.
“Më datë 11.11.2017, rreth orës 18:30, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.L, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:30, në rrugën e “Dibrës”, ka vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të një firme dhe në përdorim nga shtetasi E.Ç, vjeç 35, banues në Tiranë, ku gjatë largimit, tek Medreseja, ka goditur mjetin tip “Land Rover”, me drejtues Z.K, vjeç 29, banues në Dibër. Nenet 134 e 150 të Kodit Penal,” njofton policia.
Sigal