Grabitet turisti çek në Pogradec, arrestohet i riu

159

Policia e Pogradecit vuri në pranga një 32-vjeçar, pasi i ka vjedhur telefonin një turisti nga çekia.

Personi i arrestuar është shtetasi Arjan Spahollari, 32 vjeç, banues në fshatin Osnat, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mashtrim”.

Sipas policisë, 32-vjeçari dyshohet se në fshatin Niçë ka vjedhur brenda në mjetin e shtetasit S.S., 43 vjeç, turist nga Çekia, një telefon celular.