Grabitet supermarketi në Lezhë, i riu merr xhiron ditore nën kërcënimin e armës

588
Një grabitje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë. Një person ende i paidentifikuar ka marrë xhiron e një supermarketi në rrugën “Shtraus” në këtë qytet, pasi ka kërcënuar me armë punonjësit.
Pasi ka marrë paratë e xhiros ditore, rreth 300 mijë lekë, ai është larguar me shpejtësi. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.
Deri më tani janë shoqëruar tetë persona për t’u marrë në pyetje, nëse kanë dijeni mbi ngjarjen.
Autori i grabitjes është një person rreth të 20-tave, dhe dyshohet se kishte dijeni për xhiron ditore të supermarketit.
Sigal