Grabitet në një filial të “Raiffaisen Bank’ 2.8 mln euro

575
Sigal

KORÇË-Grabitja e 2.8 milionë eurove në një filial banke nga llogaritë e klientëve, përkatësisht në Bilisht të Korçës, shoqëruar me arrestimin e drejtorit e katër punonjësve, ka ngjallur panik dhe pasiguri tek depozituesit. Ndërkohë, ende nuk dihet numri i klientëve që kanë renë pre e grabitësve nga ata që u kanë besuar ruajtjen e parave dhe shumat përkatëse që u janë grabitur. Pohohet se banka u ka afruar sigurinë depozituesve të grabitur, por ende klientët janë të alarmuar. Burimet zyrtare të policisë për gazetën “Telegraf” japin dhe detaje nga arrestimet. “Në kuadër të operacionit të koduar “Bankieri”, u bë ndalimi i: Lorent Vladimir Ballco, 26 vjeç, banues nё Korçё, me detyrё Bankier, Kimet Selim Hoxha, 56 vjeç, banues nё Cangonj, Devoll, me detyrё arkёtar, Fjoralba Koço Andrea, 29 vjeç, banuese nё Korçё, me detyrё arkёtare, Julian Paskal Kosho, 39 vjeç banues nё Korçё, me detyrё pёrgjegjёs agjencie dhe Ervin Osman Xhaci, 32 vjeç banues nё Bilisht, i vetёpunёsuar nё njё subjekt lojërash fati ‘Bast Live’. Ndalimi i tyre ёshtё bёrё nё vijim tё hetimeve tё kryera pas ndalimit mё datё 04.09.2013 tё shtetasit Blendi Andrea Topalli, 35 vjeç, banues nё fshatin Bitinckё – Korçё, pёr veprat penale ‘Falsifikimi i  dokumenteve’, ‘Pastrimi  i produkteve tё veprёs penale’ dhe ‘Vjedhje e kryer duke shpёrdoruar detyrёn’. Ata dyshohen se nё vende dhe kohё tё ndryshme nё bashkёpunim me njёri-tjetrin kanё  pёrvetёsuar duke shpёrdoruar detyrёn me njё sasi prej 2.8 milionë euro, duke konsumuar elementet e veprave penale “Pastrimi  i produkteve tё veprёs penale” dhe “Vjedhje e kryer duke shpёrdoruar detyrёn”. Përtej komunikatës zyrtare, burimet policore nuk japin hollësi të tjera për këtë rast. Burime të besueshme nga grupi i hetimit shtuan se, “në orët në vazhdim do të japim hollësi të tjera rreth funksionimit të mekanizmit të kësaj grabitjeje”.