Grabitet me armë dyqani në Tiranë

505
Një dyqan në kryeqytet ka rënë pre e grabitësve në mbrëmjen e të premtes. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Bardhyl, ku një person i armatosur dhe i maskuar ka arritur të marrë xhiron ditore të dyqanit. Në momentin e grabitjes në dyqan ishte shitësja, e cila është detyruar ti plotësojë grabitësit kërkesat. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.
Sigal