Grabitet makina e presidentit të klubit të Kukësit

581

Makina
e Presidentit të klubit të Kukësit Safet Gjici është grabitur ditën e djeshme
nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë marrë sende me vlerë. Syri shkruan
se ngjarja ka ndodhur dje në rrugën e Kavajës në Tiranë rreth orës 12:00.

Automjeti
tip Toyota me targa AA 100 LA ka qenë i parkuar pranë zgarës korçare, kur
autorët grabitën në makinën Toyota një çantë me 2 milionë Lekë të vjetra, një
celular, një kartë identiteti dhe një kartë banke të Safet Gjicit.

Denoncimi
në polici për këtë ngjarje është bërë nga 33-vjeçari Rrahman Lushi. Nuk dihet
nëse Safet Gjici ka qenë së bashku me 33-vjeçarin kur ka ndodhur grabitja.

Rrahman
Lushi që bëri denoncimin është shoferi i presidentit të Kukësit, Safet Gjici.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e kësaj grabitje.

Sigal