Grabitet gjatë natës marketi në Elbasan, autorët me maska për dy minuta shqyejnë qepenin dhe marrin paratë

140

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është vjedhur një market në lagjen 5 maji në Elbasan. Mësohet se fillimisht autorët kanë dëmtuar qepenin dhe më pas kanë hyrë në market.

Dyshohet se kanë qenë dy grabitës me maska të cilët pasi kanë hyrë brenda marketit kanë marrë 200 mijë lekë të reja që ndodheshin në kasë.

Në kamerat e sigurisë duken dy persona, njëri prej të cilëve me kapele dhe tjetri me kapuç, të cilët hapin me forcë derën e biznesit dhe për afro dy minuta kryejnë vjedhjen dhe largohen njëri pas tjetrit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në shqyrtim kamerat e sigurisë.